- Eparchia di Piana degli Albanesi

 

Eparchia di Piana degli Albanesi

Messaggio di Natale 2017

 

Ecco che l’attesa delle genti procede dalla Vergine:

 Betlemme felicemente apre l’Eden che era stato chiuso,

accogliendo il Verbo incarnato deposto in una greppia.

(Theotokion, domenica dei Progenitori)  

       Fratelli e Sorelle carissimi,

       nella imminenza della Santa Natività-Teofania del Signore mi permetto di rivolgervi il mio fraterno e cordiale messaggio. Esso è sincera espressione di quella carità pastorale che scaturisce dalla condivisione della vita di fede e, in circostanze come queste, si fa parola di incoraggiamento e di speranza. L’impegno della Chiesa e lo sforzo di tutti gli uomini e di tutte le donne di buona volontà di creare nel nostro territorio una cultura alternativa a quella ampiamente diffusa, hanno nell’evento del Natale-Teofania il fondamento più solido e la motivazione più impellente. La celebrazione natalizia-epifanica ci tocca, infatti, nelle radici più profonde della nostra umanità e, nel contesto culturale nel quale viviamo, ci richiama a essere costruttori di una storia promozionale dell’uomo vero.

       Se nella tradizione cristiana la celebrazione del Natale-Teofania è diventata festa dell’intimità familiare e della fraternità dei popoli, la ragione sta nel fatto che questa festa è anzitutto rivelazione piena della storia di Dio che illumina, sostiene e guida la storia degli uomini. La Santa Natività-Teofania ci svela che Dio, a cui facciamo affidamento, non è una persona che guarda con distacco ai travagli drammatici – e a volte tragici della nostra vicenda umana – ma un Dio che si dona a noi, entra nella nostra vita, non per camminare accanto alla nostra storia ma per diventare insieme con noi – in un rapporto di soave e ineffabile alleanza – artefice di una cultura nuova. Essa non dovrà essere caratterizzata da quelle molteplici forme dell’egoismo umano che noi conosciamo e di cui soffriamo, ma dominata invece da innumerevoli espressioni di fraternità e di pace che la carità di Dio, incarnata nell’uomo, è capace di suscitare e di sviluppare.

       Vi invito pertanto, a vivere questo tempo liturgico, non come festa che suscita episodici e superficiali sentimenti di bontà, ma come la celebrazione gioiosa dell’accoglienza di un Dono che diventa fermento di un impegno profondo e duraturo per edificare nell’unità la vera paceLa celebrazione gioiosa dell’accoglienza del dono del Natale-Teofania si ha quando la nostra vita si apre a Dio e si permette che Dio dimori nel centro della nostra esistenza per illuminarla con la luce della Sua Verità e con la forza del Suo Amore.

      Nella misura in cui consentiamo a  Dio che si incarni nella nostra storia, diventiamo promotori di una cultura che partecipa alla carità di Dio e trasforma il nostro territorio da una giungla frequentata da uomini e donne feroci in un giardino abitato da persone che vivono e operano veramente nella serenità, nell’armonia e nella pace.

       Infine ritengo di somma importanza ricordare a tutti e a tutte, in quanto battezzati, che l’unità è la nostra prima missione. Il ministero del Vescovo si racchiude nel mandato di assicurare il legame con la tradizione apostolica e con la comunione di tutte le Chiese attorno al successore di Pietro nella sede romana. Il compito di tale ministero si può dire adeguatamente svolto quando si realizza l’unità di fede e la comunione di vita all’interno della comunità eparchiale/diocesana attorno a lui nello sforzo di portare il Vangelo ovunque facendoci carico – con l’annuncio e la carità – di quanti condividono l’esperienza della vita nel territorio.

       La festa della Santa Natività-Teofania del Signore ormai alle porte induce ancora di più a sentimenti di gioia vera per il dono dell’amore del Signore e ad atteggiamenti di fraternità sincera per la Sua presenza in mezzo a noi. Li auguro a ciascuno e a ciascuna di voi, dilettissimi fratelli e sorelle, per il bene della nostra Chiesa che è in Piana degli Albanesi e di quanti attendono il suo servizio apostolico.

 + Giorgio Demetrio, Vescovo

Piana degli Albanesi, 23 dicembre 2017


-----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Eparki e Horës së Arbëreshëvet 

Lajm i Krishtëlindjes 2017
 

Shi se pritja e gjindevet buron nga Virgjëra:

Betllemi me lumturi hap Edenin çë kish klënë mbëllijtur,

tue mirëpritur Fjalën e mishëruame vënë te një grazhdë.

(Theotokion, e diela e Stërgjyshërvet)
 

       Vëllezër dhe Motra të dashur,

      Në t’u qasurit të Të Shejtes Lindje-Theofani të T’YnZoti i lejoj vetes të ju drejtojë lajmin tim vëllazëror dhe të përzemërt. Ai është shprehje e sinqertë t’asaj dashurie baritore çë buron nga bashkëpranimi i jetës së besës dhe, çë në ndodhje si këto, bëhet fjalë çë jep zëmbër dhe shprese.

      Zotimi i Klishës dhe mundimi i gjithë burravet dhe të gjithë gravet me vullim të mirë të krijohet te territori yn një kulturë alternative t’asaj gjerësisht të shpërhapur, kanë në ngjarjen e Krishtëlindjes-Theofani themelin më e fortë dhe motivimi më i ngutshëm.

     Kremtimi i ditëlindjes dhe të ujët të bekuam na nget, te rrenjët më e thella të dashamirësisë tënë dhe, te konteksti kulturor në të cilin rrojmë, na rithërret të jemi ndërtues të njëi historie çë nxiton njeriun i vërtetë.

      Nëse te tradita e krishterë kremtimi i Krishtëlindjes-Theofani u bë festa e thellësisë familjare dhe të vëllazërisë së popujvet, arsyeja rri te fakti se kjo festë është më parë se gjithë rivelacion, zbulesë e plotë të historisë së Perëndisë çë ndrit, ndih dhe prin historinë e njerëzvet.

      E Shejta Lindje-Theofani na zbulon se Perëndia, kujt i kemi besim, ngë është një vetë çë vëren nga llargu vuajtjet dramatike – dhe her’e herë tragjike të ngjarjes sënë njerëzore – por një Perëndi çë na dhurohet neve, hyn te jeta jonë, jo për të ecur përkrahu historisë sënë por për t’u bërë bashkë me ne – në një marrëlidhje aleance të ëndshme dhe të pashprehshme – krijues të njëi kulture të re. Ajo ngë do të duhet të jetë karakterizuar nga ato forma të shumëfishta të egoizmit njerëzor çë na i njohim dhe nga të cilat vuajmë, por zotëruar përkundra nga të panumërtat shprehje vëllazërie dhe paqeje çë dashuria e Perëndisë, e mishëruame te njeriu, është në gjëndje të ngjallë dhe të zhvillojë.

     Ju bëj thërritje prandaj, të e rroni këtë qëro liturgjik, jo si një festë çë ngjall episodike dhe të përcipta ndjenja mirësie, por si kremtimi i hareshëm të pritjes së njëi Dhurate çë bëhet brumë të ngrydhur të njëi dëtyrimi të thellë dhe çë nduris per të ndërtuar te njësia paqen e vërtetë.

      Kremtimi i hareshëm të pritjes së dhuratës së Krishtëlindjes-Theofani kihet kur jeta jonë hapet Perëndisë dhe i lejohet Perëndisë të banojë te qendra e ekzistencës sënë për t’e ndritë atë me dritën e të Vërtetës së Tij dhe me fuqin e Dashurisë së Tij. 

     Vetëm në rastin çë i lejojmë Perëndisë të mishërohet te historia jonë, bëhemi ata çë nxitojnë një kulturë çë merr pjesë dashurisë së Perëndisë dhe ndryshon territorin tënë nga një xungël ku ndodhen burra dhe gra të egër te një kopsht i banuar nga veta çë rrojnë dhe veprojnë vërtet te kthjelltësia, te harmonia dhe në paqe.

     Në mbarim mendoj se është më e larta rëndësi të kujtohet nga gjithë, burra dhe gra, si të pagëzuam, se njësia është i pari misioni yn. Dëtyra e Ipeshkpit përmbahet te porosia e të siguruar lidhjen me traditën apostolike dhe me bashkësinë e gjithë Klishëvet rreth pasardhësit të Pietrit te selia romake. Puna e kësaj dëtyre mënd të thuhet e bërë në mënyrë të përshtatshme kur zbatohet njësia e besës dhe bashkësia e jetës brënda komunitetit eparkial/dioqezan rreth atij te mundimi të qellet, të sillet Vangjelin gjithasajtën tue u ngalkuar – me lajmin dhe me dashurinë – për sa janë ata çë bashkëpranojnë  përvojën e jetës te terrritori.

     Festa e Të Shejtes Lindje-Theofani të T’YnZoti, çë ngë mënon, na shtyn edhe më shumë ndaj ndjenjash gëzimi të vërtetë për dhuratën dashurie të të MadhitZot dhe ndaj qëndrimesh vëllazërie të sinqertë për praninë e Tij në mes nesh. I uroi këto nganjerit dhe nganjerës jush, shumë të dashur vëllezër dhe motra, për të mirën e Klishës tënë çë është në Horën e Arbëreshëvet dhe të atyre çë kanë kujdes për shërbimin e saj apostolik.

Hora e Arbëreshëvet, dhjetor 2017

 + Gjergj Dimitër, Ipeshkëp

 

Scarica il PDF del Messaggio di Natale 2017 in italiano

 Scarica il PDF del Messaggio di Natale 2017 in albanese